Shqiptarët gjithë ditën në lokale, amerikani: Nuk rri dot në kafe për tre orë dhe tre herë në ditë

Të ftuar në "Jeto me Orën", në RTV ORA Megi Baliko dhe Javier Reyes rrëfyen historinë e dashurisë së tyre.

Vajza me origjinë shqiptare dhe djali nga Amerika gjatë intervistës me Ana Kallaku risollën edhe njëherë emocionet nga takimet e tyre të para megjithatë për Reyes jo gjithçka i kishte bërë përshtypje për mirë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ai shprehet se u shokua nga fakti se sa gjatë rrinin shqiptarët në kafe, e për të një gjë e tillë ishte absurde.

I pyetur nëse gjatë kësaj kohe u mësua me orët e gjata të qëndrimit në kafe, ai u shpreh se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur dhe nuk do të ndodhte.

Gazetarja: U mësove me orët e gjata të qëndrimit në kafe, ne Shqipëri?

Javier: JO! Jo më në kafe! Më pëlqen të merrem me gjëra, ta kem kohën time të zënë.

Mund të shkoj një herë në aq. Nuk mund të rri i ulur në kafe për tre orë, tre herë në ditë.