Mozaik në nder të Mbretëreshës Elisabeth, artisti shqiptar: Mu deshën 100-120 kg drithë

Artisti shqiptar Alkent Pozheku ka realizuar një tjetër mozaik, kësaj rradhe të mbretëreshës Elisabeth.

Mozaiku është bërë me fasule, grurë, fara luledielli, oriz, misër e drithëra të tjera me ngjyra.

Artisti me origjinë nga Kosova zbuloi për Ditë e Re në RTV Ora se për veprën muzeale iu deshën 100-120 kg drithë, ndërsa punoi për rreth 6 orë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Kam përdorur fasule, grurë, fara luledielli, oriz e drithëra me ngjyra ndërsa mu deshën rreth 100-120 kg drithë," tha ai.

Ai u shpreh se vepra u bë në një ambjent të hapur, pranë Gjakovës, në një vend që kishte dhe frekuentim të njerëzve për ta parë atë nga afër.

Edhe mediat e huaja i bënë jehonë madje veprës së artistit shqiptar duke zënë vend në disa prej titujve të gazetave prestigjoze britanike.

Pozheku deklaroi se indicien për mozaikun e Mbretëreshës Elisabeth e mori nga një media e huaj e cila e kontaktoi.

Mozaik në nder të Mbretëreshës Elisabeth, artisti shqiptar: