Nga njohja në bilardo tek "bukë me qofte" e "ku ka si Tirona" çifti shqiptaro-amerikan rrëfen historinë e dashurisë
Megi Baliko dhe Javier Reyes janë çifti shqiptaro-amerikan të cilët ndanë historinë e dashurisë së tyre në “Jeto me Orën” në RTV ORA
Megi Baliko rrëfeu se ajo ishte në vit të parë ndërsa i dashuri i saj Javier Reyes në vit të dytë kur u njohën në bilardon e shkollës teksa po kalonin kohë të lirë.
Javier kujton momentet e para dhe thotë se ajo “dukej më shumë nga njerëzit e tjerë” dhe se i pëlqeu pasi “nuk i interesonte fare çfarë të tjerët mendonin për të”.
Duke qenë se janë njohur në moshë të re Megi shprehet: “Jemi rritur bashkë, kemi kaluar mirë në universitet. Kemi filluar të udhëtojmë shumë bashkë.”
Së fundmi ata kanë vizituar dhe Shqipërinë ndaj ndanë dhe pjesëza nga udhëtimi i tyre në vendin tonë.
Javier thotë se Shqipëria i ka pëlqyer shumë. I ka pëlqyer shumë kultura, kërcimet, ushqimet.
“Ishte hera e parë që vija në Shqipëri. Gjëja që më ka pëlqyer më shumë në Shqipëri janë qoftet, uji është shumë i pastër, bukuria e natyrës dhe gjithçka tjetër.”, tha ai.
Gjatë vizitës ai kishte mësuar dhe disa fjalë në shqip.
"Kam mësuar ma bëj dhe "ni buk me qofte" Mirupafshim, Natën e mirë, Mirëmëngjes.", tha Javier.
Ata shprehen se dëshirojnë ta vizitojnë sërish Shqipërinë madje në planet e tyre është që të blejnë një shtëpi në jug të vendit.
Do ta vizitojmë sërish Shqipërinë.
“Duam që një shpi nga jugu ta marrim, është dëshirë shumë e madhe e jona. Na pëlqen të dyve shumë plazhi dhe pse jo të mos e kemi në Shqipëri.”, tha Megi.

