Ndërron jetë turisti serb në Himarë, dyshohet pas një arresti kardiak
Nga Ora News Përditësimi i fundit 15 Shtator 2022, 09:00
Një turist serb ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Himarë.
Sipas policisë ai mbërriti rreth orës 08:00 në spitalin e Himarës, dhe ndërroi jetë dyshohet pas një arresti kardiak.
"Sot, rreth orës 08:00, në spitalin e Himarës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi serb S. B., 63 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak," thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.