Kush po e shantazhon me dosjen e Sigurimit? Ilir Meta: 25 korriku vendosi të jem në skenën politike edhe për 25 vite
Pak ditë më parë Filip Talo i bëri një kërkesë Autoritetit të Dosjeve duke i kërkuar që të korrigjohen të dhënat sepse sipas deklaratës së tij me këtë dosje dhe fatkeqësinë e tij po bëhet një shantazh politik.
Por kush është i interesuar ti bëjë shantazh politik Ilir Metës, të cilin mazhoranca e ka akuzuar si bashkëpunëtor të Sigurimit që ka spiunuar zotin Talo, kush është i interesuar ta nxjerrë nga skena politike edhe përmes ligjit që kërkohet të bëhet në Parlament për dosjet?
Në emisionin "Ora e Betit" në Rtv Ora ai thotë se 25 korriku vendosi që ai të jenë në politikë të paktën edhe 25 vite të tjera.
Meta: Në 25 korrik u vendos të jem në skenën politikë të paktën për 25 vite. Ky vendim është marrë, është i pakthyeshëm, i pasfidueshëm nga askush përveçse nga populli shqiptar. Vetëm populli shqiptar mund të të nxjerrë nga politika që nuk të voton fare, nuk je as deputet, asgjë.Për rastin konkret nuk dua të përmendim emra, më vjen keq për të gjithë emrat që janë përmendur për shkakun tim. Janë njerëz që kanë jetën e tyre, punën e tyre dhe familjet e tyre. Kjo është përgjegjësi e Autoritetit të Dosjeve që duhet të jetë i pari institucion i kujdesshëm në trajtimin e çështjeve të tilla.
Meta shton se kjo çështje qartazi po përdoret politikisht.
Meta: Meqë e lamë te VFLP, gjykojeni vetë kush është shqetësimi i Autoritetit.Është shqetësimi për një të prekur i cili mund të jetë dëmtuar, përgjuar, spiunuar edhe nga një figurë e lartë politike apo është për emailin e sigurimsit anonim VFLP që vjen në mënyrë elektronike. Për këtë email që vjen në 25 korrik bëhen 7 vendime ku shkelet 6 herë ligji dhe bëhen 6 vepra penale që janë kallëzuar në prokurori dhe krijohet një konfuzion i jashtëzakonshëm, tromakset dhe kryetarjan që si paska shpëtuar ky agjent i madh 30 vjet dhe paska qenë gjithandej në krye të shtetit.Ai e di më mirë se kushdo të vërtetën. Nga data 3, kur ka marrë dokumentat, e ka sqaruar dhe nuk ka asnjë përgjigje.
Ai përjashtoi mundësinë e dërgimit në Kushtetuese të projektligjit për dosjet që po përgatit PS.
Meta: E kam çuar në prokurori, atje ta sqarojnë. Nuk më ndërpresin dot asnjë të drejtë. Ti thua do bëjnë një ligj të shuajnë pluralizimin politik në Shqipëri, ata të sëmurë nga mendja janë, nuk kam asnjë problem. Ata do të mbajnë përgjegjësi për këto falsifikime të qëllimshme që kanë bërë, janë bërë gjatë kohës që unë kam qenë President.
Megjithatë kallëzimin e bërë në prokurori ai tha se do ta ndjekë edhe në institucione ndërkombëtare.
Meta: Kam një avokat të shkëlqyer, e quaj avokat sulmues. Është çështje që do ta ndjekim dhe me institucionet ndërkomnbëtare. Është çështje flagrante sesi kapet, manipulohet në mënyrë mafioze shteti dhe është një çështje e qartë sesi çdo institucion përdhoset në këtë mënyrë për të goditur pluralizimin.
Një tjetër padi e zotit Meta që pret përgjigje është edhe ajo për falsifikimin e fimrës së Gramoz Ruçit në kohën kur ishte kryetar Kuvendit. Kanë kaluar muaj dhe nuk ka ndodhur asgjë.
Meta: Kjo duhet të ishte një temë kryesore e opozitës në parlament, falsifikimi i firmës së Ruçit sepse ka ndodhur nga parlamenti, administrata aktuale që në Kushtetuese ka shkuar një vendim tjetër i ndryshëm nga ai që me të njëjtin numër protokolli ka shkuar në korrik. Si President e kam kallëzuar dhe ndjekur.
