“Rama dhe Kurti e shohin njëri-tjetrin si rivalë”, Avdiu: Shqipëria dhe Kosova të mos rrezikohen nga interesat e tyre
Aktivistja dhe publicistja Zana Avdiu gjatë një interviste për Ora Neës me gazetaren Anila Zyberaj thotë se udhëheqësit aktual të Shqipërisë dhe Kosovës e shohin njëri tjetrin si rivalë poltik.
Sipas saj kjo ndikon dhe në krizat e krijuara mes politikanëve.
Zana Avdiu: Kosova dhe Shqipëria si shtete nuk është se e kanë ndalur bashkëpunimin. Kemi pasur kriza të politikanëve të cilët sot i kemi në krye të qeverive tona. Vetëvendosja zotin Rama e ka parë dhe si rival. Kriza dhe përçarja është thelluar kur Kurti merr pjesë në zgjedhjet në Shqipëri. Ata e kanë parë njëri tjetrin si dy rival politik dhe pse jemi në dy shtete të ndryshme të ndara përsa i përket politikës dhe institucioneve. Populli është një vend vetëm politikanët janë të ndarë. Arsyet e ndasive të tyre kanë qenë se e shohin veten si rival politik, kjo ka çuar në komunikim të keq mes shteteve. Ato duhet ta kuptojnë se Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të rrezikohen prej interesave të tyre.
