Puseta të hapura tek "Myslym Lela", banorët: Nuk hapim dot dritaret, bashkia kujtohet vetëm për fushatë

Në rrugën Myslym Lela në Tiranë banoret ndeshen me ndotjen e ajrit nga kanalet e ujërave të zeza. Mes të shtëpive të banuara por edhe nje çerdheje që ndodhet aty, qytetarët thonë se kjo situatë është bëre e padurueshme ndaj kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë për shmangien e përhapjes së infeksioneve të mundshme.

Pusetat në rrugën Myslym Lela në zonën pranë burgut të grave në Tiranë prej kohesh po shkaktojne shqetësime te banorët.

Qytetarët thonë se kanalizimet mbajnë aromë të rëndë.

"Ka shumë erë, sidomos kur do të bjerë shi," tha një banore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas tyre askush nga specialistët e urbanistikës në bashkinë e Tiranës nuk ka shkuar ta shohë problemin nga afër.

"Bashkia nuk ka bërë asnjë punë këtu. Fare! Fare! Asnjë njeri nukka ardhur për ta parë. Kemi bërë dhe kërkesë dhe nuk kanë ardhur," tha një banor.

Situata bëhet akoma më shqetësuese pasi në zonë është dhe një çerdhe.

Banorët e zonës ankohen se nuk po jetojnë normalisht ndërsa kërkojnë nga bashkia marrjen e masave sa më parë për të shmangur problemet shëndetësore apo infeksionet e mundshme.