Sulmi kibernetik i TIMS, Peleshi: Jemi të paprekshëm! 24 mln $ për ngritjen e departamentit të sigurisë kibernetike dhe trajnimin e stafit
Ministri i Mbrojtjes ka garantuar që siguria ushtarake e vendit tonë nuk është prekur nga sulmet kibernetike për shkak se këto sisteme nuk janë të lidhura me pjesën tjetër të rrjeti. Gjithashtu Niko Peleshi është i bindur se vendi ynë nuk është i rrezikuar nga ndonjë sulm i mundshëm që mund të cënojë sovranitetin e territori, pasi Shqipëria është nën mbrojtjen e NATO-s.
Sulmet kibernetike nuk kanë arritur të penetrojnë në sistemet mbrojtëse të vendit tonë.
Ministri Niko Peleshi tregon që këto platforma janë të mrojtura mirë, duke lënë të nënkuptohet që e-albania dhe sistemi TIMS kanë probleme me sigurinë prandaj edhe hakerat kanë patur mundësi aksesi për të marrë të dhënat të rëndësishme të qytetarëve shqiptarë.
"Për herë të parë po e ndaj me publikun faktin që sistemet tona kibernetike ushtarake as herën e parë as tani nuk janë prekur. Janë më se të mbrojtura për shkak se janë të dedikuara dhe të shkëputura nga sistemet e tjera.
Sa i përket planeve dhe projekteve për mbrojtje më të madhe jemi në zbatim të një projekti shumë të madh me vlerë 24 mln dollarë që synon ngritjen e departamentit të sigurisë kibernetike ushtarake, do të trajnohet edhe personeli," tha ministri.
Qeveria shqiptare është e bindur që përveç sulmeve kibernetike, vendi tonë nuk i rrezikohet sovranitetit nga ndonjë sulm të mundshëm.
"Nuk jemi në ndonjë skenar të cënimit të sovranitetit, jemi të paprekshëm, asnjë pëllëmbë apo metër katrorë i hapësirës së NATO nuk është i cënueshëm.
E keqja është së edhe sulmet kibernetike nuk bëjnë më pak dëm se ato fizike, kjo do na marrë më shumë energji dhe kohë për të punuar dhe për ta forcuar," tha ai.
Peleshi e pranon që falë mbështetjes së Aleatëtve, SHBA dhe BE, vendi ynë ka airrut t’i marrë nënkontroll si portalin qeveritar ashtu dhe sistemin TIMS që ishin në duart e hackerave, që sipas qeverisë mbrapa tyre qëndron shteti i Iranit.
"Në këtë përpjeke pranë nesh janë SHBA, NATO dhe BE. Jeni me bllok të fortë për të mbyllur murin kibernetik,” tha ai.