“Kosovën nuk e presin ditë të mira”, Gashi: Ishim afër kolapsit në energjinë elektrike
Gazetari Kreshnik Gashi gjatë një interviste për Ora News tha se Kosova ndodhet në një situatë të vështirë përsa i përket krizës energjetike.
Sipas tij Kosovën nuk e presin ditë të mira dhe në muajt në vijim në këtë drejtim.
Kreshnik Gashi: Janë tri pika që janë diskutuar mes Kurtit dhe Ramës. Kriza energjetike, siguria kibernetike dhe Procesi i Berlinit. Kriza energjetike po dominon debatin në Kosovë. Në gusht ishim afër kolapsit në energjinë elektrike. Kosovën nuk e presin ditë të mira dhe në muajt në vijim në këtë drejtim. Shenjat janë që jo të gjitha kapacitetet do të mund të vihen në funksion. Pritet të kemi një dimër problematik. E vetmja shpresë që ka mbetur është shkëmbimi i energjisë elektrike me Shqipërinë. Sa i përket sigurisë kibernetike është nevoja që Kosova të menaxhojë sigurinë kibernetike, pasi Kosova ka probleme të mëdhaja.
Teksa kujton se Kosova ka pasuri të tilla si qymyri ai thotë energjia prej qymyri shkon kundër rregullave të BE por vendi duhet të përqendrohet te energjia e ripërtërishme.
Kreshnik Gashi: Kosova ka qymyrgur por nuk ka resurse të prodhimit të energjisë elektrike. Kosova duhet të ulë energjinë elektrike prej qymyrgurit dhe të rris përdorimin e energjisë së ripërtërishme. Mbulon rreth 60 për qind të energjisë që shpenzon. Nuk besoj se do të mund të vijojmë shumë gjatë me ndërprerjen e energjisë elektrike.
Kryeministri I kosovës Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan ditën e djeshme një takim në Tiranë. Fokus i bisedës gjatë takimit ishin kriza energjetike, siguria kibernetike dhe Procesi i Berlinit.