"500 mijë dollarë nga Moska për PD në 2017" Berisha bën përgjegjës Bashën. Rama ndërhyri të mbyllë çështjen

Partia Demokratike do t’u kërkojë forumeve të saj ngritjen e një grupi pune për ndërmarrjen e një auditi të imtësishëm nën drejtimin e një Komisioni të Posaçëm lidhur me 500 mijë dollarët që Rusia I ka dhënë PD-së në 2017, siç deklaron një zyrtar  I SHBA-së.

Raporti i auditimit do t’i prezantohet Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Grupit Parlamentar, dhe do të publikohet, tha zëdhënësja e PD-së në një deklaratë për median.

Ne e konsiderojmë ndërhyrjen financiare për interesa malinje, që bien ndesh me interesin kombëtar të Shqipërisë dhe orientimin e saj perëndimor, si një cënim flagrant të sovranitetit të vendit, nga një agresor që po lan në gjak popullin mik te Ukrainës.

Garo bëri përgjegjës Bashën dhe kërkon rihapjen e menjëhershme të çështjes të mbyllur me ndërhyrjen e Edi Ramës, siç thotë ajo. 

"Gjithë përgjegjësitë për këtë bien mbi Lulzim Bashën, i cili për orekset, agjendat, hallet dhe shkeljet personale, vendosi të rrënonte sovranitetin e Partisë Demokratike dhe të merrte zvarrë vullnetin e demokratëve.

Partia Demokratike kërkon rihapjen e menjëhershme të çështjes në fjalë, të mbyllur me ndërhyrjen e Edi Ramës tek gjyqtarët e korruptuar, i cili më parë kishte denoncuar vetë financimin e Lulzim Bashës nga rusët, por tani i duhej te shpëtonte pengun e tij të dobishëm për të shkatërruar Partinë Demokratike.

Rruga tipike mafioze që u gjet për këtë ishte mosdërgimi, ne kundershtim te hapur me ligjin i dosjes në Gjykatën e Lartë.

Partia Demokratike kërkon transparence dhe nje proces të qartë publik. Ajo eshte e gatshme të bashkepunojë me institucionet shqiptare dhe të vendeve partnere për zbardhjen e plotë të së vërtetës së kësaj çështjeje, dhe deklaron se misioni i saj ka qenë dhe vijon të jetë vokacioni perëndimor i kombit shqiptar dhe besnikëria ndaj vlerave themelore që ndajmë me partnerët tanë."