“Patronazhistët në administratën publike”, Vasili: Pagat hanë dhjetëra qindra milion euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2022, 15:38
Deputeti Petrit Vasili gjatë një konference për mediat u shpreh se numri i punonjësve publik është në numrin më të larët prej 20 vitesh.
Sipas tij kjo qeveri nuk jep lekë për të mbështetur njerëzit në nevojë, por qëllimi i saj është të paguaj patronazhistët.
Petrit Vasili: Punonjësit publik arrijnë në numrin më të larët prej 20 vitesh plot 180 mijë punonjës publik. Pagat e tyre hanë dhjetëra qindra milion euro. Gjithë qëllimi i rilindjes është të paguaj patronazhistët. Në 2013 administrata publike kishte 163 mijë punonjës. Sot është rritur me 25 mijë, një qytet i tërë me punonjës publik. Një qeveri që nuk ka para të mbështesë të sëmurët me kovid, që nuk jep asnjë mbështetje i përdor për të paguar patronazhistët.
