Sulmet kibernetike, PD i kërkon SPAK të hetojë AKSHI-n e drejtoreshën Karçanaj, paguhen miliona euro e siguria zero
Partia Demokratike njofton se duke filluar nga sot, do të publikojë një investigim mbi të ashtuquajturin “Sulm kibernetik mbi Shqipërinë”.
Rasti me i fundit ai i hakerimit te sistemit TIMS eshte prova se e gjithë baza e të dhënave që administrohet nga shteti: nga qeveria, doganat, tatimet, hipotekat, gjendja civile, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, Sistemi i Lejeve të Drejtimit dhe ai i targave, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor me sistemin e Recetës Elektronike, vërtetimi i ndihmës ekonomike dhe i kërkesës për të përfituar strehim social, listat e notave dhe vërtetimi i diplomës në Universitetin e Tiranës, të gjitha ranë në kontrollin e hajdutëve të informacionit. Të dhënat pers onale tëshqiptarëve, numrat telefonikë, kartat e identitetit, dëshmitë e penalitetit, janë në duart e keqbërësve dhe me to mund të bëjnë ç’të duan” tha anëtari i Këshillit Kombëtar Grigels Muçollari në një prononcim për median.
PD thotë se ata që disponojnë informacionet dinë gjithçka për shqiptarët dhe situate bëhet edhe më kritike nëse i shtojmë faktin se askush nuk mbajti përgjegjësi për thyerjen e sigurisë dhe paaftësinë për të izoluar në kohë aktivitetin e paligjshëm dhe rikuperuar të dhënat.
“AKSHI ka kontraktuar Jones Group International, një kompani e huaj që vepron në fushën e Teknologjisë së Informacionit, në vlerën e perafert 4 miliarde e 300 milion lekë pa TVSH, për të mundësuar sigurinë dhe ruajtjen e të dhënave në sistemet shqiptare të informacionit. Janë paguar miliona euro dhe vazhdojnë të paguhen miliona euro nga paratë e shqiptarëve, por puna për të cilën kjo kompani paguhet, rezultoi zero me bisht” tha Muçollari.
Në ditët në vijim, Partia Demokratike thotë se do të bëjë të ditur procedurat që AKSHI ka kryer ne vitet e fundit dhe i kërkon SPAK të nisë menjëherë hetimet nga AKSHI-t
“Kërkojmë gjithashtu nga SPAK të nisë menjëherë hetimin ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe drejtoreshës Mirlinda Karçanaj, si zyrtarja përgjegjëse për ruajtjen dhe mbrojtjen e sistemeve të sigurisë së të dhënave, si dhe ndaj eprorit të saj, kryeministrit Edi Rama, të cilit ajo i raporton. Paaftësi apo përfshirje, këtë duhet ta përcaktojë drejtësia! “
