Aksident në aksin Laç-Patok, 23-vjeçari i plagosur dërgohet në Spitalin e Traumës

Një aksident  automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme (14 shtator 2022), në aksin Laç-Patok.

Një 23 vjeçar i cili po udhëtonte me motormjetin e tij u përplas nga një automjet në një rrugë dytësorë.

Si pasojë e aksidentit i riu u dërgua në Spitalin e Traumës por ende nuk ka informacione për gjendjen e tij shëndetësorë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethana dhe shkaqet e aksidentit.