S'ka KUR për mbylljen e bordeve të naftës e ushqimeve ? Ibrahimaj: Do vijojmë ti mbajmë...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2022, 13:05
Edhe sa kohë do të funksionojnë bordet e ngritura nga qeveria për karburantin dhe çmimet e ushqimeve të shportës?
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj u përgjigj: Do të vazhdojmë të mbajmë bordet përsa kohë do të vijojmë të jemi të ndikuar nga rritja eksponenciale e rritjes së çmimeve ndërkombëtare në bursat ndërkombëtare të karburanteve e ushqimeve me qëllim që qytetarët të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm dhe të limitojmë çdo lloj spekulimi.
Deklarata u be pas mbledhjes se qeverise.