Greqi, dy shqiptarët kapen me armë në makinë, dyshohet se do të bënin atentat

Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë në Palataki, Haidari të Athinës, ndërsa dyshohet se po përgatisnin një atentat atje.

Atyre u janë gjendur dy kallashnikovë dhe rreth 90 fishekë nga policia në makinë të cilën e kanë ndaluar për këqyrje.

Armët ushtarake ishin fshehur nën tapicerinë e bagazhit, ndërsa brenda kroskotit të makinës u gjetën plumbat.

Mësohet se njëri prej shqiptarëve ishte liruar nga burgu qershorin e kaluar dhe bashkëpunëtorin e tij, të dy me origjinë shqiptare.