Shefi i narkotikëve të Elbasanit "mori në qafë" specialisten, firmosi deklaratën e të kërkuarit pa ditur çfarë ishte
Nga Edisona Skënderi Përditësimi i fundit 12 Shtator 2022, 20:49
Zbulohen detaje të reja nga pezullimi nga detyra i dy nënkomisarëve të policisë së Elbasanit.
Burime për Ora News bëjnë me dije se Endrit Filja është ndaluar nga Ulian Shpataraku.
Pas kësaj është shoqëruar në polici. Aty Shpataraku ka marrë një deklaratë nga Endriti në emër të specialistes Sovjona Kapllanaj, e cila ka firmosur pa ditur çfarë përmbante deklarata.
Ora News mëson se Endrit Filja ishte në kërkim për përshtatjen e lokalit për përdorim droge, neni 285/a i kodit të procedurës penale.
