Paketa që nuk përballon krizën, Tabaku: 50 milion euro thërrime krahas asaj çfarë kanë nevojë familjet shqiptare
Deputetja Jorida Tabaku gjatë një interviste për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj foli rreth paketës së dytë të rezistencës.
Sipas saj paketa e dytë e ndihmës është thërrime krahas asaj çfarë ka nevojë ekonomia, tregu, bizneset, familjet shqiptare.
Jorida Tabaku: E gjithë ekonomia ndodhet në një situatë pesimizmi. Në një situatë ku nuk dihet se çfarë do të ndodhë gjatë dimrit. Paketa prej 50 milion eurosh është thërrime krahas asaj çfarë kanë nevojë ekonomia, tregu, bizneset, familjet shqiptare.
Sipas tabakut qeverisë i mungon një shqyrtim i saktë i situatës pasi sipas saj nuk dihet as se sa nevojë do të ketë për blerje energjie.
Tabaku u shpreh se ka pasur një keqmenagjim të energjisë gjë që reflekton dhe në financa.
Jorida Tabaku: Kosova ka një paketë të dytë prej 150 milion euro. Vetë qeveria nuk e parashikon sa nevojë do të ketë për energji. Është subjekt i një keqmenagjimi që ka ndikuar në financa. Në gusht dhe shtator është shitur energji me cmim të ulët është blerë me cmim të lartë. Sot që flasim një pjesë e madhe e shpenzimeve publike të qeverisë nuk është realizuar. Janë vetëm 36% të investimeve të realizuara.

