Përfaqësuesit e shteteve të BE-së në Tiranë: Nesër takohen me Ramën dhe shoqërinë civile
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2022, 20:46
Ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann ka shpërndarë në Twitter një takim me përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së në vendin tonë.
Ajo shkruan se kjo bëhet 3 ditë para fillimit të procesit në Bruksel dhe se ky është një moment historik i rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë në BE.
“E lumtur që mirëpritëm në Tiranë, përfaqësuesit e Shteteve Anëtare (Këshilli i BE-së COELA) tre ditë para fillimit të procesit të shqyrtimit në Bruksel. Ky është një moment historik i rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë në BE. BE dhe shtetet anëtare të saj janë këtu për t'ju mbështetur."
Ndërkohë, nesër ata takojnë Kryeministrin Rama, Kryenegociatoren, Komisionin Parlamentar për Integrimin Evropian dhe shoqërinë civile.

