Ilir Beqaj nga SPAK në Parlament
Deputetja, Jorida Tabaku, i ka kërkuar sqarime ish-ministrit të Shëndetësisë nën hetim nga SPAK, Ilir Beqja për funksionimin e Agjencisë e cila menaxhon fondet e huaja.
Në Komisionin e Ekonomisë, Beqja tha se mbante përgjegjësinë e kordinatorit të programit IPA III duke mos dhënë shpjegime as për ndarjen politike dhe teknike të fondeve.
Tabaku: Mund të na sqaroni kush është kordinatori kombëtar i IPA-s dhe si është varësia, si menaxhohen fondet? Është akoma e paqarta ndarja e përgjegjësisë teknike dhe politike mes Ministrit të Shtetit për Europën, kryenegociatorit por edhe ministrit të Shtetit. Të dimë kush është përgjegjës për zbatimin e fondeve.
Beqja: Jam sot në cilësinë e kordinatorit kombëtar të IPA-s. VKM e ka të përcaktuar se drejtori i agjencisë është njëherësh dhe KKIPA.

