E lanë të lirë pasi e ndaluan të kërkuarin, pezullohen shefi dhe specialistja e Narkotikëve Elbasan
Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan ka ekzekutuar vendimin penal dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, datë 11 shtator 2022, për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” në ngarkim të punonjësve të policisë:
– Nënkomisar Ulian Shpataraku, 37 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan;
– Nënkomisare Sovjona Kapllanaj, 45 vjeçe, me detyrë Specialiste pranë Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan.
Digjet tërësisht nga flakët një mjet në Durrës
12 Shtator, 20:06
Sipas drejtorisë Rajonale të AMP Elbasan, efektivët janë pezulluar në kuadër të procedimit penal nr.1200, viti 2022, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e kësaj Prokurorie.
Dyshohet se në shpërdorim të detyrës, këta punonjës policie nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor.
Ora News mëson se efektivët kanë kapur shtetasin Endrit Filja, i cili ishte në kërkim dhe më pas e kanë lënë të lirë.
Filja mësohet se akuzohej për përshtatjen e lokalit për përdorim droge, neni 285/a i kodit të procedurës penale.


