Shkollat po boshatisen! Deputetja Bakiu: Disfatat e saj qeveria i quan arritje

Deputetja e PD Merita Bakiu gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli rreth problematikave me të cilat përballet arsimi sot.

Merita Bakiu: 30 mijë nxënës kanë kërkuar të vzhdojnë studimet e larta jashtë vendit. Studentët që mbarojnë studimet jashtë vendit nuk kanë dëshirë të kthehen në Shqipëri. Kjo është këmbanë alarmi. Nëse duam të shohim shqërinë e nesërme shkojmë arsimin sot. Nga ana e qeverisë shikoj një mungesë transparence, dhe në kongresin që u organizua sot nuk u ftua opozita. Këtu shikoj që qeveria fsheh faktet. Duhet menjëherë të merren masa. Duke qenë ato transparent çon në zgjidhjen e problemeve dhe nuk do të arrinim tek arsimi që është sot.

Bakiu u shpreh se kjo qeveri disfatat e saj i quan si arritje. Sakaq ajo tha se debati për njohjen e diplomave jashtë vendit është i domosdoshëm.

Merita Bakiu: Ne kërkojmë sot arsim që ti përshtatet Europës, të njihen nga BE ky debat do të ishte i domosdoshëm për vendin. Disfatat e saj qeveria i quan arritje. Aty ku ka disfata i prezanton si arritje.