Nesër protestë para inceneratorit të Tiranës, Braimllari: Protestohet me flamurin e qëndresës

Ditën e nesërme në orën 18:00 do të zhvillohet një protestë te inceneratori i Tiranës.

Ish deputeti Endrit Braimllari tha se protesta që do të zhvillohet, nuk do të zhvillohet nën flamujt e partive politike por si flamur do të ketë flamurin e  qëndresës.

Endrit Braimllari: Nesër është thirrur protestë në 18:00 tek inceneratori i Tiranës. Është kauzë e Partisë së Lirisë. Është çështje që ka të bëjë me grup të strukturuar kriminal. Kërkesa e qytetarëve në Tiranë ka qenë të protestojnë kundër kësaj hajdutërie. Kjo është një protestë që vjen si thirrje e qytetarëve. Nesër të protestohet pa flamujt poltikë, të protestohet me flamurin e qëndresës, të transparencës të qytetarisë. Kush e ndjen se po dhunohet që taksat nuk shkojnë si duhet të protestojnë.

Sipas Braimllarit afera e inceneratorëve lidhet drejtëpërdrejtë me Ramën dhe Veliajn dhe grupin kriminal që ato kanë ndërtuar. Ndaj dhe për të mposhtur këtë regjim Brimllari bën thirrje që çdokush që e ndjen veten opozitar të marrë pjesë në çdo protestë.

Endrit Braimllari: Është një aferë që ka lindur nga bashkia dhe qeveria, Rama dhe Veliaj janë përgjegjësit e kësaj afere. Është protestë që drejtohet kundër vjedhjes mosfunksionimit të së drejtës, së vërtetës. Drejtësia do të luajë rolin e vet. Veliaj sot duhej të ishte person në Hetim. Është çështje komplekse që prek gjithë sistemin por përgjegjësit kryesorë janë Rama dhe Veliaj.  Opozita ka një fuqi të jashtëzakonshme. Dita e nesërme i kalon bindjet partiake. Një person që e quan veten opozitar duhet të protestojë çdo ditë.  Është protestë që drejtohet ndaj Ramës e Veliajt, grupit struktural që ato kanë ndërtuar. Ne kërkojmë të zbardhet e vërteta. Rama e Veliaj të mbajnë përgjegjësinë e tyre.

"Ajo ç'ka na bën bashkë me PD janë të këqijat që ka sjellë Rama. Opozita është e vendosur qartë kundër kësaj keqqeverisje. Ne na bën bashkë kauza dhe aksioni opozitar.", tha Braimllari.