"Sekretet e Trump", libri që zbulon se ish-presidenti refuzoi të largohej pas humbjes

Detaje të reja dalin në dritë nga periudha pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA që sollën edhe humbjen e ish presidentit Donald Trump. Në një libër që pritet të publikohet në tetor, autorja Maggie Haberman, reportere e “New York Times” rrëfen se Trump ishte zotuar para ndihmësve të tij se do të qendronte në Shtëpinë e Bardhë, situate kjo që solli edhe trazirat në Kapitol.

Ish presidenti amerikan Donal Trump vazhdon të shkaktojë debat në SHBA. Së fundmi priten për herë të parë qendrime tij pas humbjes së zgjedhjeve në 2020. Reporterja e “New York Times”, Maggie Haberman, e cila do të botojë librin e radhës me në qendër ish-presidentin, ka zbuluar se Trump kishte refuzuar shprehimisht largimin nga Shtëpia e Bardhë.

"Unë thjesht nuk do të largohem," i tha Trump një ndihmësi, sipas Haberman.

“Ne nuk do të largohemi kurrë”, i tha Trump një tjetri. "Si mund të largohesh kur fiton zgjedhjet?"

Këmbëngulja e Trump se ai nuk do të largohej nga Shtëpia e Bardhë, shton detaje të reja në periudhën kaotike paszgjedhore në të cilën refuzimi i Trump për të pranuar humbjen e tij dhe përpjekjet e shumta për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve çuan në 6 janarin e 2021, sulmin në Kapitolin e SHBA nga protestuesit pro Trump.

Zbulimet nga libri vijnë ndërsa hetuesit në Dhomën e SHBA dhe Departamentin e Drejtësisë hetojnë refuzimin e Trump për të hequr dorë nga pushteti pas zgjedhjeve të 2020.

Komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve që heton 6 janarin po planifikon më shumë seanca dëgjimore dhe një raport përfundimtar këtë vjeshtë, ndërsa hetuesit federalë së fundmi u kanë shërbyer disa ish ndihmësve të Trump me fletëthirrje.

Libri i Haberman, "Njeriu i besimit: Krijimi i Donald Trump dhe thyerja e Amerikës", do të publikohet më 4 tetor. Haberman, analiste politike në CNN, ka mbuluar Trumpin për “New York Times” që nga fushata e tij presidenciale e vitit 2016.