Prezantuesi argjentinas hap shampanjë pas vdekjes së Elizabetës: Iku bushtra e vjetër!
Një prezantues televiziv nga Argjentina ka ndezur polemika pasi ofendoi Mbretëreshën dhe e festoi vdekjen e saj me shampanjë.
Pas vdekjes së Madhërisë së Saj dje (8 shtator), njerëzit në mbarë botën janë dyndur për të ndarë pikëllimin e tyre dhe për të nderuar mbretërimin e saj 70-vjeçar.
Megjithatë, një prezantues televiziv argjentinas ka ngjallur reagime për “ngushëllimet” e tij me karakter fyes ndaj monarkes së ndjerë.
Ndërsa pjesa më e madhe e kombit mban zi, gazetari Santiago Cuneo dukej se në fakt po festonte vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth.
Në një video, e cila që është hequr nga rrjeti, dëgjohet Cuneo duke e quajtur 96-vjeçaren një “bushtër të vjetër” përpara se të hapte një shishe shampanjë.
Cueno mund të shihet duke e quajtur vdekjen e fundit mbretërore si 'lajm i mirë' së bashku duke deklaruar se 'më në fund, dikush që duhet të vdesë, vdes'.
Ndërsa duartrokiste, prezantuesi dhe gazetari argjentinas thotë gjithashtu: "Do të kemi një dolli, do të hamë pak ushqim.”
