Paketa II antikrizë/ Riindeksiohen pensionet, paga minimale 34 mijë lekë, rritet paga 7% për policët e gardianët
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e dytë antikrizë për pensionistët dhe personat në nevojë. Për herë të parë pritet të ketë riindeksim për pensionet që do të kapë vlerën e 9.5%.
Rritje do të ketë dhe ndihma ekonomike. Ndërsa për gratë kryefamiljare me dy fëmijë do të dyfishohet kjo ndihmë.
Me këtë paketë rritet dhe paga minimale me 34 mijë lekë, si dhe për policinë e shtetit dhe e policisë së burgjeve
Paketa
-Për herë të parë do të riindeksohen pensionet e llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6 % duke u nisur nga indeksimi I mëparshëm por shkon në 9.5% si indeksim tërësor I këtij viti.
- Për personat me aftësi të kufizuar. Indeksim me 7.5%
-Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike
-Do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë
- Do të rrisim pagat për administratën që nuk janë prekur prej shumë kohësh
- Rritet 7% paga për policinë e shtetit dhe të burgjeve, të cilët nuk kanë pasur rritje page prej shumë kohësh
- Paga minimale rritet nga 32 në 34 mijë lekë
- Rrisim financimin për mbështetjen e naftës për fermerët
- Rrisim financimin për mbështetjen për TVSh e peshkimit
- Rrisim financimin për mbështetjen për mosprekjen e biletës së transportit
Ndryshe nga paketa e parë antikrizë që zgjati vetëm 3 muaj kjo e prezantuar sot (8 shtator) do të jetë afatmesme.
"Paketa është konceptuar si një mbështetje afatmesme dhe jo e përkohshme në 1 – 2 -3 muaj" tha Rama duke shpjeguar “se e kemi marrë në konsideratë faktin që kjo krizë është e një natyre të paparishikueshme dhe angazhimi ynë është që tu japim njerëzve tanë një mbështetjet afatmesme”


vijon

