Veliu e "mbrojti", nuk e pezulloi nga detyra, justifikimi i Ramës: Policin e Himarës Gjykata e ktheu në detyrë

Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediet nga ministria e Brendshme u shpreh se Policia vazhdon që t’i paguajë kusure të një drejtësie të kalbur dhe të korruptuar që po pastrohet nga lart-poshtë.

Ai tha se drejtësia liron kriminelë që kap policia, duke përmenduar edhe rastin e policit që vrau me skaf 7-vjeçaren, që sipas tij nuk duhet të ishte në polici sepse AMP-ja e dërgoi në prokurori.

Rama: Policia vazhdon që t’i paguajë kusure plot të një drejtësie të kalbur dhe të korruptuar që po pastrohet nga lart-poshtë. Por poshtë, aty ku merren vendime të përditshme në lidhje me policinë e shtetit është e mbytur nga llumi. Sa raste ka që mund të numërohen nga drejtuesit e policisë kur policia ka harxhuar kohë dhe energji, madje edhe ka rrezikuar jetën për t’iu hedhur hekurat atyre që gjykatat u ka rrahuar shpatullat. Përdhunues, dhunues në familja dhe i kanë nxjerrë në liri për të rikryer të njëjta krime.

Është mirë që ta dinë se edhe i paudhi i Himarës nuk duhet të ishte në polici, sepse AMP-ja e pati dërguar në prokurori për t’u ndjekur penalisht për shkelje të ligjit. Gjykata e kthen në detyrë dhe një prokuror që u shkarkuar nga Vettingu ia mbylli përfundimisht çështjen dhe e pafajësi duke e zbardhur komplet, dhe duke rifutuar në trupën policore. Këto nuk janë justifikime, por fakte dhe skandale që policia e vuan.

Por duke ia hedhur fajin drejtësisë, kryeministri duket se ka harruar disa fate të thjeshta, pasi vërtetë polici Arjan Tase është marrë i pandehur, por ai nuk është pezulluar nga detyra nga vetë ish-drejtori i Policisë Ardi Veliu, që sot është në kreu të AMP-së.

Arjan Tase, rezulton i marrë i pandehur që prej Majit 2021 për akuzën e "Shpërdorimit të detyrës", pasi nuk kishte kryer kontrollin e një territori ku ishte mbjellë një parcele me 6790 rrënje canabis stativa.

Kërkesa e prokurorisë në fakt për pezullimin e tij nga detyra nuk u përfill as nga ish-drejtoi Veliu, as nga Gledis Nano.