Kukës/ Arrestohet doganieri, akuzohet se lejoi të hynte makina me mallra kontrabande

Një 56-vjeçar në Kukës ka rënë në prangat e policisë.

Ai u  kap në flagrancë duke transportuar mallra të ndryshëm të dyshuar të kontrabanduar.

Gjithashtu është arrestuar edhe doganieri i PKK Qafë Prush, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

"U arrestua në flagrancë 56 vjeçari me inicialet Sh. J., banues në Krumë, pasi është kapur në flagrancë, në aksin rrugor Qafë Prush-Krumë, duke transportuar me një automjet tip "Volksëagen", mallra të ndryshëm, të cilët i kishte kaluar nga Kosova në Shqipëri, duke shmangur detyrimet doganore", njofton policia.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë 41 vjeçari B. A., banues në Krumë, me detyrë doganier pranë PKK Qafë Prush, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj mjetit tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin Sh. J., i cili transportonte mallrat nga Kosova drejt Shqipërisë, thuhet në njoftim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe mallrat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.