VIDEOLAJM- Kriza në Kinë, pse po shemben ndërtesat e larta?
Dhjetëra ndërtesa të larta po shemben si kulla letre me krizën e pasurive të paluajtshme në Kinë që përbën një kërcënim për ekonominë globale.
Ekonomia e Kinës, me ritmet e saj të paimagjinueshme të rritjes, është përballur gjithashtu me shumë keqfunksionime vitet e fundit.
Nëse jo në sektorin e automobilave, të paktën në fusha të tjera me aktivitet të rëndësishëm ekonomik.
Një prej tyre është “flluska” e pasurive të paluajtshme, e cila shpërtheu vitin e kaluar dhe ka ngadalësuar shumë ekonominë e vendit.
Korporata të mëdha si Evergrande dhe Kaisa e kanë gjetur veten me qindra miliona detyrime të papaguara, të cilat nuk mund t'i shlyejnë.

Bankat e vendit në shumë raste kanë refuzuar të mbështesin këto biznese, duke i çuar në një masë ekstreme.
Së fundmi në Kinë është vënë re fenomeni i shembjes së kontrolluar të dhjetëra ndërtesave shumëkatëshe.
Arsyeja është se kompanitë pothuajse të falimentuara preferojnë t'i shkatërrojnë ato për t'i kursyer vetes kostot operative të mirëmbajtjes së tyre, në vend që t'i mbajnë në këmbë dhe të presin t'u shiten klientëve.
Siç mund të shihet në video, dhjetëra godina po shemben si kulla letre, pa i shfrytëzuar kompanitë që i menaxhonin.
Imazhet lidhen kryesisht me qytetet e mëdha të Kinës, ku në dekadën e fundit ka pasur një valë të madhe urbanizimi dhe kërkimi për banesa të lira.
Kriza e pasurive të paluajtshme është një krizë potencialisht sistematike për të gjithë planetin, ku tregjet e shikojnë situatën nga afër.
Aq më tepër në një kohë kur lufta në Ukrainë dhe kriza energjetike kanë krijuar një mjedis veçanërisht të paqëndrueshëm në të gjithë planetin.

