Rrëzohet helikopteri ushtarak sirian, vdesin anëtarët e ekuipazhit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2022, 08:44
Një helikopter ushtarak sirian u rrëzua gjatë një misioni stërvitor.
Mësohet se rrëzimi ka qenë për shkak të një dështimi teknik në verilindje të qytetit të Hama.
Ekuipazhi i tij ndërruan jetë, ka njoftuar ditën e sotme (4 shtator) agjencia shtetërore e lajmeve siriane (SANA), duke cituar një burim ushtarak.
