Donald Trump e quan Biden "një armik të shtetit"
Donald Trump e ka quajtur Joe Biden një tradhtar pasi ky i fundit i quajti mbështetësit e tij një rrezik për demokracinë. Ndërsa ka fajësuar demokratët për keqpërdorim pushteti lidhur me mësymjen e FBI-së në shtëpinë e tij, Trump tha se sulmi do të kthehet në disfavor për ta në zgjedhjet e nëntorit.
Donald Trump i është përgjigjur me të njëjtën monedhë gjuhës së ashpër të presidentit Biden ndaj mbështetësve të republikanit.
Nga një tubim në Pensilvani, 75-vjeçari e quajti presidentin Joe Biden një armik të Amerikës.
Donald Trump: Ai është një armik i shtetit. Ju dëshironi të dini të vërtetën? Armiku i shtetit është ai dhe grupi që e kontrollon atë.
Komentet e Trump vijnë pasi Biden i quajti mbështetësit e republikanit si një rrezik ekzistencial për demokracinë.
Nga tubimi i Pensilvanisë, i cili është i pari që prej mësymjes së FBI-së në shtëpinë e tij, Donald Trump akuzoi Departamentin e Drejtësisë se po vepron si një mashë e atyre që nuk duan që republikani të rikandidojë për president.
Donald Trump: Demokratët radikalë po angazhohen në një përpjekje të dëshpëruar për të më penguar të kthehem në Shtëpinë e Bardhë, pasi ata e dinë se do ta pastroj përsëri këtë rrëmujë. Ata duan të na ndalojnë të përfundojmë misionin tonë për të rikthyer vlerat amerikane.
Moska bën që Evropa të “djersitet” për gazin
4 Shtator, 07:50
I gjithë sulmi sipas ish-presidentit do të kthehet në bumerang për demokratët në zgjedhjet afatmesme për Kongresin.
Donald Trump: Kundërshtarët tanë i kanë bërë llogaritë gabim. Ky shpërdorim skandaloz i ligjit do të prodhojë një reagim të tillë që askush nuk e ka parë ndonjëherë. Lëvizja MAGA është më e madhja në historinë e vendit tonë, në historinë e botës. Ne e duam kombin tonë dhe ne do ta shpëtojmë kombin tonë nga njerëzit që përpiqen ta shkatërrojnë atë.
Tufa e bletëve sulmon shoferët, gjashtë persona në spital
4 Shtator, 08:11
Sipas sondazheve të fundit rreth 54% e republikanëve prefererojnë Donald Trump si kandidat për president në vitin 2024, ndërsa Biden preferohet vetëm nga 32% e demokratëve për të rikandiduar.


