Marrëveshja për lëvizjen e lirë Kosovë-Serbi, analistët të dyzuar: Beogradi do shfrytëzojë situatën
Deklaratat për njohjen e dokumenteve reciproke nuk kanë prodhuar ende siguri sa i përket vendimit për heqjen e targave serbe për makinat e regjistruara në Kosovë.
Analistët shprehen të dyzuar sa i përket zbatimit të reciprocitetit në një shtator, por besojnë se do të zbatohet pa incidente edhe pse Serbia mund të kërkojë asociacionin
Politologu Musa Preteni, nënvizon se Beogradi do të shfrytëzojë maksimalisht situatën
“Opsioni i dytë që besoj se është më i mundshëm, është që 1 shtatori të vazhdojë të rrjedhë normalisht, Kosova të vendosë reciprocitet me Serbinë për çështjen e targave dhe të dokumenteve, por duket se Serbia do ta shfrytëzojë maksimalisht këtë moment për të realizuar qëllimin e saj final, e që është asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Edhe Analisti serb, Branisllav Kërstic, u shpreh i sigurt se nuk do të ketë eskalim të situatës.
“E para, forcat e KFOR-it, janë riaktivizuar dhe pozicionuar sërish në veri të Kosovës. Kjo në përkthim do të thotë se FSK-ja s’ka çka kërkon në veri sepse atje është KFOR-i. Pika e dytë do të ishte se njësitë speciale të Policisë së Kosovës nuk mund të vinë në veri dhe të zbatojnë aksione të caktuara dhe për këtë të mos jetë i informuar KFOR-i, përkatësisht autoritetet ndërkombëtare në Kosovë”
Edhe Agim Deva, ish kandidat për kryetar të komunës së Mitrovicës Veriore dhe dikur përfaqësues i shqiptarëve të veriut, ka mohuar mundësinë e krijimit të një situate të tensionuar
“Ka ardhur te mirëkuptimi si i njërës ashtu edhe pjesës tjetër, duke falënderuar Evropën dhe interesimin e SHBA-së, besoj se tensionet kanë rënë."
Autoritetet kosovare kanë deklaruar se të enjten dot ë zëvendësojnë emërtesat e targave të marra në serbi, por nga ana tjetër nga Beogradi shpresohet për një tjetër afat
