Një ditë pas marrëveshjes, Kurti: Me Beogradin duam zgjidhje të njohur ndërkombëtarisht dhe të detyrueshme
Një ditë pas marrëveshjes së lëvizjes së lirë me Serbinë, Albin Kurti shprehet se me Beogradin kërkon një zgjidhje të njohur ndërkombëtarisht dhe të detyrueshme. Madje në këshillin e përgjithshëm të lëvizjes për vetë vendosje ai theksoi se ka vetëm një përfundim njohje reciproke
“Ne dëshirojmë që të ketë normalizim dhe këtë do ta bëjmë përmes një marrëveshje ndërkombëtarisht e ligjërisht të obliguar për normalizim të plotë të marrë dhënieve me njohje reciproke. Në takimin e fundit në Bruksel kam prezantuar një kornizë të përgjithshme, me 6 kapituj, me shumë elemente, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për t’u takuar edhe më shpesh në mënyrë që ta finalizojmë këtë marrëveshje, por në mungesë të marrëveshjes do të ketë reciprocitet të plotë i cili do të vendoset gradualisht. Reciprociteti në marrëdhënie diktohet nga sovraniteti ynë“
Edhe një herë ai solli në vëmendje krimet e Millosheviçit, ndaj dhe apeloi për një serbi demokratike që di të ballafaqohet me të shkuarën e saj.
“Ne do të donim një Serbi demokratike që ballafaqohet me të kaluarën e saj, një Serbi që e trajton seriozisht se si u bë që pas rënies së Millosheviçit u zbuluan pesë varreza masive atje me njerëz të vrafrë e kufoma të rrëmbyera, gjithsej 950 shqiptarë deri më tash. Prandaj edhe vendimet tona, sikur ato për referendumit, zgjedhjet, e deri te këto për targat, kartat e identitetit por edhe krejt vendimet e tjera në të ardhmen janë asgjë më shumë e më pak se sa shprehje e ushtrimit të sovranitetit”,
Kryeministri Kurti theksoi angazhimin për të bashkëpunuar me aleatët ndërkombëtar në arritjen e marrëveshjes përfundimtare
“Ne jemi për dialog me parime dhe proces transparent, prandaj edhe sot i dërgojë ftesë tre krerëve opozitarë për t’i informuar e për të diskutuar për takimin e fundit që kemi pas në Bruksel dhe sfidat që i ka shteti ynë përpara”.
Para drejtuesve të vetëvendosjes Kurti u shpreh se prioritet do të ketë reformën në drejtësi duke shtuar miratimin e vettingut kjo në bashkëpunim me kuvendin dhe politikën. Ai solli në vëmendje se në qeverisjen e tij 2 mijë persona janë arrestuar për korrupsion mes tyre 300 zyrtarë
