Ndjekje si në filma/Policia u dështon grabitjen hajdutëve romë, garë me makina dhe vrap nëpër ara

Një ndjekje si në filma e makinës së një grupi romësh nga një makinë e patrullës së policisë përrfundoi me aksident rrugor në Greqi.

Gjithçka ndodhi kur efektivët e ELAS-it i bënë shenjë makinës rome të ndalonte, por ata u larguan me shpejtësi për të shpëtuar.

Gjatë ndjekjes, makina fuoristradë ka "fluturuar" me  shpejtësi të lartë dhe është përplasur me një mjet që drejtohej nga një i moshuar, i cili gjithashtu mbeti i plagosur.

Më herët, katër romët kishin tentuar të hyjnë në një shtëpi në zonën e Zofrias për ta grabitur.

Mirëpo, sapo janë vënë re nga policia, kanë tentuar të arratisen me makinë.

Një ndjekje pasoi në rrugët e ngushta përreth me kriminelët që iknin duke lëvizur përgjatë Avenue Megalo Alexandrou në drejtim të Aspropirgos.

Mirëpo, në lartësinë e unazës së Aigaleos, ata janë përplasur rëndë me një makinë në të cilën udhëtonte një i moshuar.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i makinës, ndërsa hajdutët kanë zbritur nga automjeti dhe kanë nisur të vrapojnë drejt arave.

Policët u janë vënë pas dhe kanë arritur të arrestojnë tre nga katër personat.

Një grup sigurie ndodhet në zonë dhe po kryen hetimet për identifikimin e kriminelit të katërt.