E rëndë në Kosovë! 4-vjeçari humb jetën pasi bie në pus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2022, 21:35
Një 4-vjeçar në Ferizaj të Kosovës, ka humbur jetën pasi ka rënë në pus dhe është mbytur.
Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se sot rreth orës 11:15 në fshatin Bajnicë, në rrugën ‘Natyra’ të Kaçanikut, një fëmijë mashkull, i moshës 4 vjeç ka rënë në një pus (bunar) . Menjëherë Policia, Emergjenca , si dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por për pasojë trupi i tij është nxjerrur pa shenja jete, kjo e konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt ”, tha Veseli.
