Borrell: Puna për lirinë e lëvizjes nuk ka përfunduar, Europës nuk i duhen tensione por zgjidhje
Pasi njoftoi arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-daljet mes dy vendeve, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, përmes një video-mesazhi, tha se kjo marrëveshje është në interes të qytetarëve të të dyja shteteve.
"Dua të falënderoj të dy liderët që e arritën marrëveshjen, dhe në veçanti presidentin Vuçiç që ka treguar përgjegjësi për lidership", tha ai.
Borrell falënderoi edhe Shtetet e Bashkuara për mbështetjen dhe shtoi se puna për lirinë e lëvizjes ende "nuk ka përfunduar".
"Ka ende probleme të pazgjidhur. Pres nga dy liderët që të vazhdojnë të tregojnë pragmatizëm dhe konstruktivitet në mënyrë që të zgjidhet problemi i targave.
E kam thënë disa herë, në kohën e luftës në Ukrainë, me sfidat që po përballen evropianët, ne në Evropë nuk na duhen probleme të tjera, nuk na duhen më tensione.
Na duhen zgjidhje. Na duhet zgjidhje për Ballkanin Perëndimor dhe sot kemi arritur një zgjidhje, por ka ende probleme të pazgjidhura dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë për t’i zgjidhur ato", tha ai.
I am happy that we found a European solution that facilitates travel between #Kosovo and #Serbia, which is in the interest of all citizens of Kosovo and Serbia.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 27, 2022
I thank @predsednikrs and @albinkurti for their leadership, and underline the excellent practical EU - US cooperation pic.twitter.com/kO4UZNenwk
