Negociatat e natës Kosovë-Serbi japin rezultat, Lajcak: Palët janë në rrugën e duhur
Kosova dhe Serbia janë afër një kompromisi për çështjen e hapur të targave dhe dokumenteve. Presidenti serb tha se është për zgjidhje kompromisi pas bisedimeve maratone qe zhvilloi gjate natës në Beograd me emisarët e SHBA-BE Eckobar dhe Lajcak. Ky i fundit thotë se palët janë në rrugën e duhur.
Presidenti serb dhe diplomatet perëndimore zhvilluan negociata të gjata dhe te vështira në Beograd, për zgjidhjen e tensioneve në veri të Kosovës.
Bisedimet kane vazhduar deri vone gjate natës, por në orët e para të së premtes, Vuçiç ka lëshuar sinjale shprese për kompromis. Gjithçka ka te beje me çështjen e targave dhe dokumenteve serbe.
“Ne do të vazhdojmë bisedimet dhe besoj se në ditët në vijim do të mund të arrijmë një zgjidhje kompromisi, të paktën për një pjesë të vogël, pasi është e qartë se një zgjidhje e tillë nuk mund të arrihet fare sa u përket targave dhe disa çështjeve më të mëdha”, shkroi presidenti serb në Instagram.
Vuçiç u takua fillimisht me të dërguarin e BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak me vone iu bashkua dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në takim kanë qenë edhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Beograd, Christopher Hill dhe Emanuele Giaufret.
Edhe Lajçak tha te premten në Twitter se “pas një rundi të dytë të diskutimeve në orët e vona të natës, shpresoj se jemi në rrugën e duhur” ai vlerësoi përpjekjet e presidentit serb për një zgjidhje evropiane, pa dhënë me shumë detaje.
Si pasojë e tensioneve ne veri te vendit, Qeveria e Kosovës shtyu për me 1 shtator zbatimin e vendimit dhe kjo ditë po afron, ndaj dhe diplomatet ndërkombëtare intensifikuan lëvizjet për të shmangur një incident si ai i 31 korrikut, kur serbet nxorën barrikadat ne kufi, dhe u detyrua KFOR të ndërhyje për qetësim të situatës.
