“NATO, shko në shtëpi” Grafiti në gjuhën serbe e angleze kundër Aleancës në Mitrovicën e Veriut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2022, 14:37
Vazhdojnë pakënaqësitë e popullsisë serbe kundrejt NATO-s.
Një grafit kundër prezencës së NATO-s në Kosovë është shfaqur në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicën e Veriut.
Sipas medieve në Kosovë, grafiti i cili ishte në gjuhën angleze dhe atë serbe shkruante “NATO, shko në shtëpi”.
Një grafit i tillë është shfaqur në një kohë kur i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, takuan liderat e Kosovës, si dhe ministrin Goran Rakiç dhe kryetarët e katër komunave veriore.

