"S'do ketë as barrikada dhe as luftë" Lajçak dhe Eskobar në Mitrovicën e Veriut
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, së bashku me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nga Mitrovica e Veriut ku zhvilluan takime në prag të zbatimit të vendimit për zëvendësimit të targave serbe me ato të kosovës, deklaruan se më 1 shtator nuk do të ketë as barrikada dhe as tensione siç ndodhën më 31 korrik.
Escobar: "Të dyja palët na kanë garantuar se nuk duan luftë,, prandaj jemi këtu…."
Lajçak: Kjo është arsyja përse jemi sot këtu, që njerëzit të mos kenë frikë, të mos kenë frikë për jetën e tyre, për një jetë normale... Ne po bëjmë gjithçka për t’u siguruar që të mos ketë barrikada”
Pjesë e takimit me përfaqësuesit serbë në veri të Kosovës ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier.
Asnjëri nga zyrtarët e lartë nuk iu përgjigj pyetjes lidhur me zgjidhjen që do i jepet konflikteve për vendimin e reciprocitetit për targat, megjithëse ka qarkulluar një lajm së Kosova ka mundësi ta shtyje zbatimi e vendimit edhe për 3 muaj të tjerë.
Escobar dhe Lajçak nisën vizitën në Kosovë më 23 gusht. Ata takuan fillimisht presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e më pas kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues të opozitës. Qëllim i vizitës së tyre ishte evitimi i përsëritjes së tensioneve në veri të Kosovës, ku më 31 korrik disa serbë u rebeluan duke bllokuar qarkullimin.