(FOTO) Njihuni me “bishën” e Zlatan Ibrahimovic. Suedezi transformon jahtin 15 milionë euro në shtëpi
Zlatan Ibrahimovic ka një jaht të ri dhe nuk bën asgjë për ta fshehur madje gjatë ditëve të fundit, sulmuesi ka ndarë me fansat në Instagram momente nga pushimet e tij të tejzgjatura për shkak të dëmtimit.
Në një video të gjatë ai ndan me fansat detaje nga “bisha” e deteve që e ka blerë vetëm pak kohë më parë. Quhet “Uknknown” dhe është i kategorisë Oasis 34, i prodhuar nga Benetti në një nga kantieret më të vjetër të Europës në Viareggio.

Me gjatësi 34 metra, vlera e jahtit është 15 milionë euro. Në jaht Ibra mund të shijojë edhe avantazhet e pishinës së personalizuar, siç shihet edhe nga imazhet e publikuara në Instagram. Jahti është dizenjuar nga stdioja angleze “RWD”, ndërsa pjesa e brendshme nga “Bonetti/Kozerski Architecture”.

E veçanta e këtij jahti është aspekti i sigurisë pasi mund të përballojë dallgë deri në disa metra të larta. Ibra ka vendosur të kalojë shumë kohë deri në rikuperimin e plotë pikërisht në bordin e pronës së tij më të re.


