Dueli Marku - Parra Ramirez në foto
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2022, 23:26
Florian Marku realizon ëndërrën e tij të fëmijërisë. Boksieri shqiptar i peshave super të lehta fiton një gjerdan në Tiranë WBC silver.
Dueli nisi vrullshëm me shqiptarin që kërkoi të sulmonte që në grushtimet e para por Miguel Parra Ramirez. rezistoi me u kundërpërgjigj në kohë edhe pse dukshëm në disavantazh.
Raundet 4 dhe 5 u ndezën ku Ramirez nuk lëshoi terren duke fituar të katërtin ndërsa në të pestin e bëri betejën më të hapur.
Raundi i shtatë tronditi shqiptarin kuqezi me një nokdaun por më pasi ai rikuperoi terren duke fituar tre raundet pasardhës. Vendim unanim nga gjyqtarët qe i vendosën në mes gjerdanin WBC silver.
Rekordi i Markut është i jashtëzakonshëm, pasi ai është i pamposhtur në karrierën e tij në boks.
FOTO LSA



















