Marku e pranon që hasi vështirësi: Bëra disa gabime, por...

Me gjerdanin WBC silver në brez, Florian Marku u shpreh i emocionuar por ishte edhe i ftohtë në analizën që i bëri duelit me meksikanin Ramirez. 

Si ishte ndeshja?

Florian Marku:Ishte një ndeshje e mirë. Bëra disa gabime. Nuk shikoja dot me syrin e majtë dhe më vështirësoi shumë. E nisa shumë mirë por çarja më dëmtoi.  Ishte si një rrufe dhe më errësoi sytë.

Si ishte të ndesheshe në Tiranë?

Florian Marku: Ishte fantastike, Jam shumë i lumtur. Doja të falenderoja të gjithë. Doja të performajo më mirë por..

Kush do të jetë kundërshtari tjetër?


Florian MarkuNuk e di. Këdo që të më vënë përballë unë do bëj më të mirën.