Berisha: Ramën e kemi shpallur armik, do ta rrëzojmë me protesta dhe mosbindje civile
Në një dalje për mediet nga selia blu, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se për rrëzimin e Ramës do të këtë protesta dhe mosbindje civile.
Ai tha se ai është shpallur armik tashmë nga opozita sepse ka grabitur votën e shqiptarëve dhe mbi bazën e votës së grabitur ka rrëmbyer të gjitha pushtetet.
Berisha: Skenari është protestë dhe në rast nevoje mosbindje civile. Ne e kemi armik Edi Ramën dhe këtu nuk lëvizim, sepse ai ka grabitur votën e shqiptarëve dhe mbi bazën e votës së grabitur ka rrëmbyer të gjitha pushtetet. Kjo është e vërteta, ndaj ai nuk mund të pranohet. Ne jemi në një monizëm të plotë dhe do të dalim pavarësisht çmimit.
Ne për zgjedhjet kemi përcaktuar praktikën e primareve dhe të gjithë ata që duna tu nënshtrohen, është i mirëpritur. Ka vetëm kërkesë që të plotësojë kushtet e kërkuara.
