Hajduti vjedh makinën e familjes jashtë shtëpisë, lë foshnjën e tyre në rrugë
Një incident i pazakontë ka ndodhur në Dublin të Irlandës, ku një hajdut ka grabitur një makinë ndërkohë që brenda saj ndodheshin dhe brenda dy fëmijët e pronarit të automjetit.
Sipas mediave të huaja, familja e la makinën për pak kohë me motorin të ndezur, duke lënë dy fëmijët e tyre të vegjël në sediljen e pasme.
Hajduti, i cili kishte vëzhguar çiftin, shfrytëzoi rastin, duke marrë automjetin dhe duke u larguar me shpejtësi.
Sapo ai hipi në automjet, një nga fëmijët, i cili është nën moshën nëntë vjeç, arriti të arratisej para se ai të largohej me shpejtësi.
Megjithatë, fëmija tjetër, vetëm 10 muajsh, ishte ende në makinë. Mësohet se pasi hajduti kuptoi se foshnja ishte ende në automjet, ai e la fëmijën afër në një vend afër shtëpisë.
Fëmija është gjetur nga prindërit ndërkohë është bërë apel që kushdo që të shoh automjetin e vjedhur të lajmërojë pronarët e mjetit.
