Ju tregojmë sportistët e punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes, 4 prej tyre me gradën "kolonel"

Përmes një shkrimi reagim kryeministri Edi Rama zbulon emrat e sportistëve të cilët janë punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes, mes tyre janë dhe xhudistet e njohura kosovare fituese të medaljeve në kampionate botërore.

Sipas këtij shkrimi janë 7 sportistë të cilët janë të punësuar nga kjo ministri, ndërkohë që 4 rezultojnë me gradën ‘kolonel”.

“Bazuar në një tjetër vendim qeverie të disa viteve më parë, “Për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe përfitimin e trajtimit për përgatitjen sportive të sportistëve, që përfitojnë statusin e nivelit të lartë”, janë punësuar si më poshtë nga Ministria e Mbrojtjes:

1.Atletja Luiza Gega

2. Peshëngritësi Briken Çalja

3. Xhudistja Nora Gjakova

4. Xhudistja Distria Krasniqi

5. Xhudisti Indrit Çullhaj

6. Atleti Ilir Këllezi

7. Peshëngritësi Ilirian Suli

Sportistët e punësuar aktualisht pranë Ministrisë së Mbrojtjes, që do të përfitojnë nga ky ligj gradën e kolonelit janë:

1. Luiza Gega - “Kolonel”

2. Briken Çalja- “Kolonel”

3. Nora Gjakova- “Kolonel”

4. Distria Krasniqi - “Kolonel”