Florian Marku kërkon gjerdanin e WBC Silver, sot superdueli me Miguel parra Ramirez

Do të jetë sot në stadiumin “Air Albania” superdueli për gjerdanin WBC Silver të peshave super të mesme.

Florian Marku do të përballet me meksikanin Miguel Parros.

”Unë vij nga kikboksi ku kam zhvilluar mbi 100 ndeshje dhe kam vetëm 3 humbje. Siç është kundërshtari me shumë eksperiencë, jam edhe unë. I premtoj Ramirezit një natë të paharrueshme. Nuk ka për ta harruar kurrë!" tha dje në ceremoninë e  prezantimit të gjerdanit të federatës prestigjoze WBC

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Marku premton një natë të paharrueshme.

"Jam shumë i lumtur që do të ndeshem për titullin e dytë në karrierë pasi të parin e kam fituar 8-9 muaj më parë. Kundërshtarët e mi nuk e dinë se si janë shqiptarët, ata nuk kanë parë shqiptarë. Të enjten në në 25 gusht ai do të shikojë një shqiptar të vërtetë" tha Marku.