Zelensky: S’mbajmë përgjegjësi për vrasjen e gazetares ruse, e dyshuara s’është ukrainase

Presidenti Volodymyr Zelensky, është shprehur se Ukraina nuk ka gisht për vrasjen gazetares ruse Darya Dugina.

Mediat e huaja, raportojnë se Zelensky, ka deklaruar se e dyshuara për vrasjen e shtetases ruse nuk është ukrainase.

 “Kjo nuk është përgjegjësia jonë. Ajo nuk është qytetare e vendit tonë…ne nuk jemi të interesuar për të.”- tha presidenti ukrainas.

Dugina, redaktore e një faqeje interneti dezinformuese ruse, ishte vajza e ultranacionalistit të shquar rus Alexander Dugin.

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) pretendon se sulmuesi ishte një grua ukrainase që mbërriti në Rusi më 23 korrik me vajzën e saj të vogël.