Finlandë, testi i drogës i kryeministres Sanna Marin doli negativ

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka dalë negative në testin e drogës të cilit iu nënshtrua nën presionin publik dhe politik pas publikimit të videove nga festa e saj me miqtë.

Videot e Marin, 36 vjeçe, duke kërcyer në një festë qarkulluan në rrjetet sociale javën e kaluar.

Shumë shpejt mediat finlandeze dhe ato ndërkombëtare i riprodhuan ato.

Të premten, kryeministrja finlandeze pranoi të bënte një test droge, duke siguruar se ajo kurrë nuk ka përdorur apo parë askënd duke marrë drogë në festën ku ajo mori pjesë.

Disa finlandezë kanë shprehur mbështetjen e tyre për kryeministren, por të tjerë vënë në dyshim gjykimin e saj.