Tjetër aksident tragjik në Turqi, furgoni futet mes përmes turmës me njerëz, 16 viktima e 29 të plagosur

Vetëm pak orë pas aksidentit të frikshëm në Gaziantep, ku 16 persona humbën jetën, një tjetër aksident tragjik po me aq viktima është regjistruar sërish në Turqi.

Mediat e huaja, bëjnë me dije një kamion është futur mes për mes turmës së njerëzve, duke lënë të vdekur 16 njerëz.  Nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të plagosur 29 persona të tjerë, 8 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në pamjet e para nga vendngjarja shihet kaos total, teksa kamioni që vjen me shpejtësi ka marrë përpara njerëzit duke shkaktuar jetë të humbura dhe shumë të plagosur.

Ndërkohë raportohet se mes viktimave ka edhe fëmijë.

Aksidenti tragjik ndodhi vetëm pak orë pas aksidentit të frikshëm në Gaziantep te Turqise, ku 16 persona, mes tyre qytetarë, gazetarë, zjarrfikës dhe pjesëtarë të stafit mjekësor të ambulancave humbën jetën pasi u morën para nga një autobus që udhëtonte me shpejtësi, skena është përsëritur në Merdin.