Aksident i rëndë automobilistik në Turqi, deri tani 16 të vdekur, mes tyre 2 gazetarë e 4 personel mjekësor (FOTO-VIDEO)
Një aksident masiv automobilistik u shënua paraditen e sotme në Turqi kur një autobus me pasagjerë është përplasur me një ambulancë, një zjarrikëse dhe një makinë transmetimi lajmesh në Turqi rreth orës 10:45 minuta.
Momentalisht flitet për 16 të vrarë mes tyre janë dhe gazetarë, ndërkohë që mbi 21 janë të plagosurit, raporton Agjencia e lajmeve turke Anadolu.
Mes të vdekurve janë 3 zjarrfikës, 4 personel mjekësor dhe 2 reporterë
Pamjet që përcjellin mediat turke tregojnë se aksidenti ka qenë vërtet masiv. Nga pamjet duket një autobus në humnerë gati 200 metra poshtë, një makinë e përmbysur, si dhe një zjarrfikëse e dëmtuar.
Sipas të dhënave të para 16 persona kanë humbur jetën, mes tyre janë 3 zjarrfikës, 4 punonjës të personelit shëndetësor, ndërsa 21 të tjera janë plagosur.
Gaziantep'te meydana gelen trafik kazasında ilk belirlemelere göre 15 kişi hayatını kaybetti, çok sayıda kişi yaralandı https://t.co/g1z0xBLqhf pic.twitter.com/5sAxnpll6N
— ANADOLU AJANSI (@anadoluajansi) August 20, 2022
