Kili, të gjithë deputetët do i nënshtrohen testit të drogës
Disa video të publikuara të kryeministres finlandeze e kanë përshpejtuar procesin e testit të drogës në Parlamentin e Kilit. Deputetët në këtë shtet pritet t’i nënshtrohen testit të drogës dy herë gjatë mandatit 4-vjeçar.
Deputetët në Kili pritet të testohen rastësisht për përdorimin e lëndëve narkotike në ditët në vijim.
Propozimi për ta bërë atë të detyrueshëm për të gjithë ligjvënësit u miratua muajin e kaluar, pavarësish kritikave nga disa ligjvënës.
78 deputetët e parë kilianë që do të testohen për konsumim droge u zgjodhën në mënyrë rastësore këtë javë.
Testimi pritet të përmirësojë transparencën e punës së parlamentit.
Propozimi i miratuar thotë se të gjithë deputetët do të duhet të testohen dy herë gjatë çdo mandati katërvjeçar dhe të gjitha rezultatet pozitive do të bëhen publike në media.
Deputetët e krahut të djathtë e kanë mbështetur iniciativën e cila vjen pasi kryeministrja e Finlandës Sanna Marin tha të premten se ajo kishte kryer një test droge, pasi u shfaq në fillim të javës në disa video duke festuar me miqtë e saj.

